Vitamina e jetës

Vitamina C, apo siç njihet ndryshe si Vitamina e Jetës, është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm. Është një nga dhuratat e shumta të natyrës, që na ndihmon të kemi shëndet më të mirë.

  • Ajo është shumë e nevojshme për formimin, mbrojtjen dhe stabilizimin e kolagjenit (proteina zëvendësuese në prodhimin dhe riparimin e indeve lidhëse si lëkura, enët e gjakut dhe kockat), si dhe në mirëmbajtjen e kapilarëve, mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbët.
  • Ndihmon në shërimin e plagëve, parandalimin e hemorragjive si dhe riparimin e kockave në rast thyerjeje ose dëmtimi.
  • Ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).
  • Zvogëlon rritjen e nivelit të hormoneve (kortikosteronit), që shkakton stresin dhe kështu marrja e rregullt e vitaminës C mund të mbrojë nga ndikimet e dëmshme të tij.
  • Ndihmon trupin të përthithë hekurin.
  • Përmirëson shëndetin e lëkurës si dhe parandalon plakjen e qelizave.

Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze. Vërehet se disa nutrientë, që janë prezentë në ushqime, janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale, ndërkohë që abuzime me nutrientë si alkoli, sheqeri apo mënyra e të ushqyerit në përgjithësi mund të ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar.

Marrja e vitaminës C, në doza më të larta se normalja, rekomandohet për:

  • personat e prekur nga sëmundje të ndryshme.
  • pas një ndërhyrje kirurgjikale.
  • duhanpirësit e rregullt.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj