Xantelazma, hark plazmatik
Xantelazma, hark plazmatik

Xantelazmat janë depozitime të lipideve në palpebrat e sipërme apo të poshtme ose në të dyja palpebrat njëkohësisht. Në shumicën e rasteve nuk janë shqetësuese, por mund të jenë dhe një tregues për sëmundje kardiovaskulare. Pasi bëhet vlerësimi i shkaktarit, vendoset dhe për metodën e trajtimit, e cila në klinikën tonë realizohet me harkun plazmatik.

Qëllimi: eliminimi i depozitimit dhjamor në zonën palpebrale.

Kohëzgjatja e procedurës: 30 – 60 minuta në varësi të madhësisë së xantelazmës.

Dhembje: jo, mund të ndihet një pickim i vogël në momentin e aplikimit të anestezisë.

Anestezi: po, mpirje lokale me lidokainë (njësoj si te dentisti).

Efekti: i menjëhershëm, rezultati përmirësohet gradualisht me shërimin e plagës dhe kalimin e ditëve.

Kohëzgjatja e rezultatit: i përhershëm, por mund edhe të rishfaqen me kalimin e kohës.

Efektet anësore: të rralla dhe kalimtare si dhembje të lehta, mëse të durueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Të bëhen mjekime të plagës çdo tre ditë.
  • Të mos lagen plagët.
  • Të përdoret krem me faktor mbrojtës ndaj diellit sipas këshillave të mjekut.
  • Të mbahen syze dielli gjatë ekspozimit.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj