White Peeling
White Peeling

White peeling është një trajtim estetik që aplikohet në periudhën shtator-mars (periudha e ftohtë e vitit), i cili konsiston në pastrimin sipërfaqësor të lëkurës.

Parimi i funksionit të white peeling është “djegia” e lehtë e sipërfaqësore e lëkurës (nga acidet e frutave në përmbajtje të xhelit), duke nxitur rënien e shtresës sipërfaqësore të lëkurës ekzistuese dhe pastrimin e rigjenerimin e lëkurës së mbetur.
Tipi i lëkurës më i përshtatshëm për white peeling, në mënyrë të veçantë, është ajo me tendencë akneike, me pika të zeza dhe të yndyrshme.

Sa seanca këshillohen?

White Peeling kryhet në 4 – 5 seanca me një distancë 3 – 4 javore midis tyre.

Çdo seancë kalon në 2 etapa:

  • Gel Peeling: pasi fytyra është pastruar mirë, xheli, i cili është një kombinim i acideve të frutave (acidi glikolik, acidi laktik, acidi salicilik), shpërndahet përmes një furçeje. Gjatë aplikimit ndihet një ndjesi e lehtë djegieje. Xheli mbahet për disa minuta në fytyrë dhe më pas bëhet shpëlarja e fytyrës me ujë të ftohtë derisa lëkura të mos djegë.
  • White Peeling: pasi fytyra thahet mirë, aplikohet kremi i cili bashkëshoqëron xhelin. Kremi e zbardh lehtësisht fytyrën. Ky krem këshillohet të mbahet për 6 – 12 orë pas përfundimit të trajtimit.

Qëllimi: pastrimi dhe rigjenerimi i lëkurës së fytyrës.

Kohëzgjatja e procedurës: 40 – 50 minuta.

Anestezi: jo.

Efekti: bëhet i dukshëm rreth 2 javë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Këshillat pas procedurës:

  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj