Trajtimi i celulitit
Trajtimi i celulitit

Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës, që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës.
Trajtimi i tij bëhet me Strike Cell, e cila përmban kafeinë, karnitinë, EDTA dhe artichoke.

Sa seanca duhen bërë?
Sipas zonave që trajtohen janë të nevojshme 3 — 5 seanca të cilat kryhen në një distancë kohore 2 javë nga njëra-tjetra.

Qëllimi: reduktimi i celulitit në zonën e trajtuar, përmirëson mikro-qarkullimin, drenon lëngjet e tepërta dhe normalizon metabolizmin qelizor.

Lloji i produktit: Strike Cell.

Kohëzgjatja e procedurës: 20 – 40 minuta (në varësi të zonës që do të trajtohet).

Dhimbje: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Anestezi: jo (agia është shumë e vogël dhe jo traumatike).

Efekti: do të fillojë të duket në seancën e dytë.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Të masazhohet zona ku është aplikuar produkti.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell për 24 orë.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj