Trajtimi i bruksizmit
Trajtimi i bruksizmit

Bruksizmi është termi mjekësor që përdoret për kërcitjen e pavullnetshme të dhëmbëve, zgjuar apo në gjumë, që mund të çojë në dhembje fizike dhe probleme të tyre.
Një zgjidhje e përkohshme e këtij problemi është injektimi i sasive të vogla të botoksit në muskulin masseter (muskuli i madh që lëviz nofullën). Në momentin që efekti është maksimal, muskuli dobësohet dhe pakësohet problemi i kërcitjes së dhëmbëve.

Qëllimi: reduktimi i kërcitjes së pavullnetshme të dhëmbëve.

Lloji i botoksit: Dysport.

Kohëzgjatja e procedurës: 5 minuta.

Dhembje: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Anestezi: jo (përdoret age e vogël dhe jo traumatike).

Efekti: fillon 2 – 7 ditë pas aplikimit.

Kohëzgjatja e rezultatit: 3 – 4 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Mos të masazhohet zona ku është aplikuar botoksi.
  • Mos të qëndrohet me kokën e ulur për një kohë të gjatë (disa orë).
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell për 24 orë.
  • Të mos qëndrohet në pozicionin shtrirë 2 – 3 orët e para pas aplikimit.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj