Trajtim me multivitamina
Trajtim me multivitamina

Trajtimi me multivitamina ka si qëllim të reduktojë dhe të parandalojë plakjen e lëkurës. Eshtë një trajtim ideal për rrudhat fine, për lëkurën e thatë dhe të dëmtuar. Trajtimi konsiston në injektimin e një ampule të plotë multivitaminike në fytyrë, qafë dhe dekolte përmes një ageje shumë të hollë.

Çfarë duhet të presim nga ky trajtim?

Multivitaminat mundësojnë një rritje të shëndetshme të qelizave të reja, i japin lëkurës vitalitet dhe mundësojnë rigjenerimin e saj. Menjëherë pas trajtimit shihet lëkura më e butë dhe e lëmuar.

Sa seanca këshillohen?

Rekomadohet të bëhen 4 – 6 seanca me një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra.

Qëllimi: një lëkurë e pastër, e bukur, tonike dhe e shëndetshme.

Kohëzgjatja e procedurës: 15 – 30 minuta.

Anestezi: po (krem mpirës për 10 minuta).

Efekti: bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efektet anësore: asnjë.

Këshillat pas procedurës:

  • Të evitohen rrezet e forta të diellit, 24 orët e para pas trajtimit.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj