Skleroterapia
Skleroterapia

Skleroterapia është një procedurë mjekësore e përdorur për eliminimin e kapilarëve të shtuar dhe të dukshëm në lëkurë. Substancat sklerozante injektohen direkt në kapilarin e interesuar nëpërmjet një ageje shumë të hollë. Me kalimin e kohës, kapilarët e trajtuar eliminohen dhe absorbohen nga organizmi.

Qëllimi: eliminimi apo reduktimi i kapilarëve të vegjël në lëkurë.

Lloji i sklerozantit: Lauromacrogol 400 (Atossisclerol).

Kohëzgjatja e procedurës: 30 – 40 minuta.

Anestezi: jo (agia është shumë e vogël dhe jo traumatike).

Efekti: pas 2 – 4 muajsh shihet efekti maksimal.

Kohëzgjatja e rezultatit: e përhershme.

Efekte anësore:

  • Nxirje në zonën e trajtuar, e cila largohet për 7 – 10 ditë.
  • Skuqje dhe ënjtje të lehta, që largohen për 2 – 3 ditë.
  • Fenomenet alergjike janë të rralla dhe të menaxhueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Të evitohet ekspozimi në diell i zonës së trajtuar.
  • Të evitohet qëndrimi i gjatë në këmbë ditët e para.
  • Rekomandohet mbajtja e getave elastike, të paktën 3 ditët e para.

Vëmendje:

  • Në varësi të zonave dhe kapilarëve, mund të nevojitet më shumë se një seancë për të trajtuar disa zona.
  • Skleroterapia trajton kapilarët aktualë, por nuk parandalon shfaqjen e kapilarëve të rinj.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj