Filler për rrudhat
Filler për rrudhat

Kur rrudhat vertikale midis vetullave janë më të theksuara se normalisht dhe kur rezultati i trajtimit me botox nuk është shumë i kënaqshem rekomandohet edhe mbushja e tyre me acid hialuronik. Filleri i përdorur, përveçse mbush rrudhat, i përmirëson ndjeshëm ato edhe pasi ai është përthithur.

Qëllimi: reduktimi apo eliminimi i rrudhave të fytyrës.

Lloji i acidit hialuronik: Hyacorp.

Kohëzgjatja e procedurës: 5 minuta.

Anestezi: krem mpirës për 10 minuta.

Efekti: i menjëhershëm (mbushja duket që në momentin e injektimit).

Kohëzgjatja e rezultatit: 5 – 8 muaj në varësi të karakteristikave individuale.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Skuqje të lehtë dhe ënjtje në 48 orët në vijim, që largohet vetvetiu.
  • Pëdorimi i akullit në zonën e trajtuar, ndihmon në lehtësimin e ënjtjes.
  • Të mbahet e hidratuar zona e aplikimit të acidit.
  • Të kryhen masazhe për 2 – 3 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj