Rimodelimi i buzëve
Rimodelimi i buzëve

Rimodelimi i buzëve është një procedurë estetike që konsiston në injektimin e një substance mbushëse (filler), të quajtur acid hialuronik, të cilin e prodhon vetë organizmi ynë. Ai gjendet në mishrat e dhëmbëve, në lëkurë, indin lidhor, folikujt e flokëve, në sy, etj. Duke qenë e tillë nuk ka rreziqe për alergji dhe reaksione të kryqëzuara. Efekti mbushës i acidit hialuronik është i përkohshëm pasi organizmi ynë e shpërbën nëpërmjet enzimave hialuronidaza.
Që ditën e kryerjes së procedurës dhe për rreth 48 orët në vijim fillon procesi i ënjtjes. Ky është një proces fiziologjik dhe vjen si pasojë e tendencës që ka acidi për të thithur ujin nga indet përreth. Pas 48 – 72 orësh ënjtja kalon dhe buzët rikthehen në gjendjen e përfituar menjëherë pas përfundimit të procedurës. Gjithashtu, gjatë këtij procesi, si pasojë e shpimeve në një zonë delikate dhe të vaskularizuar siç është buza, mund të krijohen nxirje të vogla që largohen pas disa ditësh.

Qëllimi: përmirësimi i formës, volumit, strukturës dhe asimetrive të buzëve.

Lloji i acidit hialuronik: Luminera.

Kohëzgjatja e procedurës: 20 – 30 minuta.

Anestezi: po, mpirje lokale me lidokainë (njësoj si te dentisti).

Efekti: i menjëhershëm (volumi dhe forma e fituar duken që në momentin e injektimit).

Kohëzgjatja e rezultatit: 5 – 8 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Mbajtja e akullit në buzë 1 orë pas aplikimit të fillerit (me shkëputje çdo 5 minuta).
  • Mos konsumimi i ushqimeve të nxehta.
  • Të evitohet pirja e duhanit për 2 ditë nga kryerja e procedurës.
  • Mbajtja e buzëve të hidratuara.
  • Kryerja e masazheve 3 – 4 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj