Botox për rrudhat
Botox për rrudhat

Botoksi (toksina botulinike) është një proteinë që injektohet në muskujt e vegjël të fytyrës dhe i relakson këta të fundit, duke çuar kështu në shtrirjen dhe reduktimin e rrudhave të mimikës. Injeksionet, përveçse shtrijnë rrudhat ekzistuese, parandalojnë formimin dhe thellimin e rrudhave të reja, përmes kufizimit të tkurrjes muskulare.

Qëllimi: reduktimi i rrudhave në zonën e ballit dhe anash syve.

Lloji i botoksit: Dysport.

Kohëzgjatja e procedurës: 5 – 10 minuta.

Dhembje: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Anestezi: jo (agia është shumë e vogël dhe jo traumatike).

Efekti: nuk duket menjëherë pas aplikimit të botoksit. Pas 2 – 4 ditësh nga procedura, klienti fillon e ndjen ngurtësimin e muskujve dhe efekti maksimalizohet dy javë pas aplikimit.

Kohëzgjatja e rezultatit: 4 – 5 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efikasiteti: Botoksi shtrin deri në 80% të rrudhave. Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Mos të masazhohet zona ku është aplikuar botoksi.
  • Mos të qëndrohet me kokën e ulur për një kohë të gjatë (disa orë).
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell për 24 orë.
  • Të mos qëndrohet në pozicionin shtrirë 2 – 3 orët e para pas aplikimit.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj