Radiofrekuenca
Radiofrekuenca

Radiofrekuenca është një ndër trajtimet e mjekësisë estetike ku përmes induktimit të nxehtësisë në thellësi të dermës (një ndër shtresat e lëkurës), stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke tendosur lëkurën dhe zbehur shenjat e saj në vite, për t’i rikthyer asaj një pamje rinore dhe plot jetë. Nxehtësia përveçse nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, siguron furnizimin e indeve me oksigjen.

Qëllimi:

  • Stimulimi i prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.
  • Nxitja e qarkullimit në inde duke i dhënë freski dhe vitalitet lëkurës.
  • Reduktimi i hiperpigmentimit të lëkurës.
  • Tendosja e lëkurës dhe reduktimi i rrudhave.

Kohëzgjatja e procedurës: 30 minuta.

Dhembje: jo (klienti ndjen ngrohtësi lehtësisht të durueshme).

Anestezi: jo.

Seancat: mesatarisht 5 – 10 seanca, me distancë kohore 2 javore.

Kohëzgjatja e rezultatit: ky është një trajtim me seanca dhe kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme të lëkurës, në mënyrë që rezultati të jetë afatgjatë.

Efikasiteti: tendosja e lëkurës dhe nxitja e prodhimit të kolagjenit.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj