Qepallat, hark plazmatik
Qepallat, hark plazmatik

Trajtimi i qepallave me hark plazmatik është një procedurë jo kirurgjikale, e cila tendos lëkurën duke stimuluar rigjenerimin e shtresës epidermale të saj. Qëllimi kryesor është reduktimi i lëkurës së tepërt të qepallave dhe stimulimi i prodhimit të kolagjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës.

Qëllimi: reduktimi i lëkurës së tepërt të qepallave.

Kohëzgjatja e procedurës: 30 – 60 minuta.

Dhembje: ndjehen pickime të lehta.

Anestezi: krem mpirës për 5 minuta.

Efekti: rezultati përmirësohet gradualisht me kalimin e ditëve.

Kohëzgjatja e rezultatit: 1 – 2 vjet.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Sa herë të ekspozohet në Diell të përdoret krem mbrojtës.
  • Të mbahen syze dielli gjatë javëve të para pas trajtimit.
  • Të mos ushtrohet forcë për heqjen e koreve në zonën e trajtuar.
  • Kontrolle me staffin e KEIT sipas këshillave të mjekut.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj