PRP për fytyrën
PRP për fytyrën

Trajtimi me PRP (Plazëm e pasuruar me trombocite) aplikohet me një rezultat shumë të mirë për fytyrën, qafën dhe dekoltenë dhe ka si qëllim të ruajë një lëkurë të freskët, të bukur dhe rinore. Procedura parashikon 3 hapa gjatë të cilës merret gjaku, centrifugohet dhe aspirohet plazma e pasuruar me trombocite, e cila më pas injektohet në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, qafës dhe dekoltesë.
Parimi i funksionit të PRP-së konsiston në injektimin e sasive të mëdha të elastinës, kolagjenit, të substancave ushqyese dhe të faktorëve të rritjes në zonat e aplikuara, duke stimuluar rigjenerimin e lëkurës.

Sa seanca këshillohen?

Këshillohet të bëhen 4 – 6 seanca për të arritur një efekt maksimal, në një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra. Sidoqoftë, ky është një trajtim totalisht bio e pa asnjë efekt anësor, i cili këshillohet të aplikohet rregullisht për gjithë jetën.

Çdo seancë kalon në 3 etapa:

  • Marrja e gjakut nga krahu dhe vendosja e tij në një pajisje për centrifugim, e cila bën të mundur ndarjen e shtresave të densiteteve të ndryshme.
  • Pas centrifugimit gjaku ndahet ne 3 shtresa: plazma e varfër në trombocite, plazma e pasur në trombocite dhe qelizat e kuqe të gjakut.
  • Në përfundim, plazma e pasuruar me trombocite injektohet në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, qafës dhe dekoltesë.

Qëllimi:

  • Përmirësimi i rrudhave fine.
  • Zbehja e njollave nga aknet apo nga dielli.
  • Përmirësimi i rrathëve të zinj poshtë syve.

Kohëzgjatja e procedurës: 40 – 60 minuta.

Anestezi: po (krem mpirës për 10 minuta).

Efekti: bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efekte anësore: mund të ketë ndonjë të nxirë të vogël në vendin e injektimit.

Këshillat pas procedurës:

  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj