Prp për flokët
PRP për flokët

Trajtimi me PRP (Plazëm e pasuruar me trombocite) aplikohet me një rezultat shumë të mirë edhe për flokët dhe ka si qëllim parandalimin e rënies, nxitjen e rritjes dhe forcimin e rrënjëve të flokëve.

Parimi i funksionit të PRP-së konsiston në dërgimin e një sasie të madhe të substancave ushqyese që përmban gjaku direkt në rrënjët e flokëve duke nxitur rritjen, forcimin e dendësimin e qimeve. Plazma është një substancë e pasur me proteina dhe faktorë rritjeje. Janë këto të fundit që nxisin forcimin e rrënjëve dhe për pasojë pakësimin e rënies së flokëve.

Sa seanca nevojiten?

Për të patur një efekt maksimal rekomandohet të bëhen të paktën 6 – 12 seanca në një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra. Sidoqoftë, ky është një trajtim totalisht bio e pa asnjë efekt anësor, i cili këshillohet të aplikohet rregullisht për gjithë jetën.

Çdo seancë kalon në 3 etapa:

  • Marrja e gjakut nga krahu dhe vendosja e tij në një pajisje për centrifugim, e cila bën të mundur ndarjen e shtresave të densiteteve të ndryshme.
  • Pas centrifugimit gjaku ndahet në 3 shtresa: plazma e varfër në trombocite, plazma e pasur në trombocite dhe qelizat e kuqe të gjakut.
  • Në përfundim, plazma e pasuruar me trombocite injektohet në lëkurën e kokës.

Qëllimi: parandalimi i rënies, nxitjen e rritjes dhe forcimi i rrënjëve të flokëve.

Kohëzgjatja e procedurës: 40 – 60 minuta.

Anestezi: jo.

Efekti: bëhet i dukshëm pas 2 – 3 seancave të para dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efekte anësore: asnjë.

Këshillat pas procedurës: Pas kryerjes së trajtimit personi nuk duhet të lajë kokën për 24 orë.

Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj