Mikrodermoabrazion
Mikrodermoabrazion

Mikrodermoabrazioni është një trajtim estetik i cili nëpërmjet vakuumit dhe abrazionit ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura të shtresës së jashtme të lëkurës duke ndihmuar në ushqyerjen, oksigjenimin dhe rigjenerimin e saj. Ky trajtim stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili përmirëson elasticitetin e indeve dhe konsistencën e tyre, si dhe zbutjen dhe forcimin e lëkurës, duke i dhënë fytyrës një pamje më të freskët dhe rinore.

Nëpërmjet mikrodermoabrazionit lëkura gërryhet, pastrohet dhe njëkohësisht vakuumi që krijon pajisja realizon thithjen e qelizave të vdekura. Është një procedurë jo invasive, kryhet pa anestezi lokale dhe ka një periudhë rikuperimi të shpejtë.

Sa seanca nevojiten?

Për të arritur një efekt maksimal këshillohet të bëhen 4 – 8 seanca me një distancë prej 2 – 3 javësh nga njëra-tjetra.

Qëllimi:

  • Përmirëson lëkurën e dëmtuar nga dielli.
  • Redukton shenjat e jashtme të fytyrës dhe poreve.
  • Përmirëson shenjat sipërfaqësore të akneve.
  • Redukton rrudhat fine.

Kohëzgjatja e procedurës: 40 – 60 minuta.

Anestezi: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Efekti: bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efekte anësore: mund të ketë skuqje të lehtë të fytyrës, e cila largohet pas disa orësh.

Këshillat pas procedurës:

  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj