Microneedling
Microneedling

Ky trajtim i kombinuar njihet ndryshe si terapia e induktimit të kolagjenit (Collagen Induction Therapy CIT). Qëllimi përfundimtar i këtij trajtimi është stimulimi i prodhimit të kolagjenit dhe elastinës (përbërës të lëkurës, të cilët i japin vitalitet dhe shkëlqim). Ky trajtim ndihmon në përmirësimin e shenjave, njollave, rrudhave fine dhe në poret e zgjeruara të fytyrës.

Sa seanca nevojiten?

Për të arritur një efekt maksimal këshillohet të bëhen 4 – 6 seanca me një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra.

Kjo procedurë kalon në 3 faza:

  • Radiofrekuenca (20 – 30 minuta), energjia e prodhuar rrit temperaturën e shtresave të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit.
  • Microneedling me PRP (20 – 30 minuta), nëpërmjet shpimeve me mikro-gjilpëra dhe njëkohësisht aplikimin e plazmës, krijohen mikro-dëmtime të lëkurës, të cilat nxisin procesin e rigjenerimit.
  • Aplikimi i kremit rigjenerues, me përmbajtje acidi hialuronik.

Qëllimi: përmirësimi i shenjave, njollave, rrudhave fine dhe i poreve të zgjeruara të fytyrës.

Kohëzgjatja e procedurës: 40 – 60 minuta.

Anestezi: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Efekti: bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efekte anësore: mund të ketë skuqje të lehtë të fytyrës, e cila largohet pas disa orësh.

Këshillat pas procedurës:

  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj