Lipoliza
Lipoliza

Lipoliza (shkrirja e dhjamit) konsiston në injektimin e substancave lipolizante, me qëllim reduktimin e indit dhjamor në zona të ndryshme të trupit. Lipoliza gjen përdorim të shpeshtë në trajtimin e dhjamit në bark, kofshë, vithe, gushë (“double chin”) etj.

Sa seanca nevojiten?
Sipas zonave që trajtohen janë të nevojshme 3 — 5 seanca të cilat kryhen në një distancë kohore 2 javë nga njëra-tjetra.

Qëllimi: reduktimi i depozitave të vogla dhjamore.

Lloji i barnave: Liposom + Carnitinë.

Kohëzgjatja e procedurës: 15 – 20 minuta.

Anestezi: po, lidokainë e përizer me barnat e lipolizës.

Efekti: vërehet pas 2 – 3 seancave të para dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.

Kohëzgjatja e rezultatit: afatgjatë apo i përhershëm, nëse personi ruan të njëjtën peshë trupore.

Efekte anësore:

  • Nxirje të lehta në zonën e trajtuar, të cilat largohen për 7 – 10 ditë.
  • Skuqje dhe ënjtje të lehta, që largohen për 2 – 3 ditë.

Këshillat pas procedurës:

  • Zona e trajtuar të mbahet e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj