Jawline
Jawline contouring

Nofulla (jawline) e konturuar është një nga komponentët bazikë për të plotësuar karakteristikat e fytyrës, duke balancuar dhe harmonizuar pamjen e saj.
Konturimi i nofullës (jawline) është i përshtatshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Kjo procedurë realizohet nëpërmjet injektimit të fillers (acidit hialuronik), me qëllim që të krijohet një kontur që kornizon fytyrën dhe përfshin krijimin e këndeve dhe vijave të drejta për të theksuar strukturën e kockës së nofullës së personit.

Qëllimi: konturimi i këndit të nofullës.

Lloji i acidit të përdorur: Hyacorp

Sasia e përdorur: varion në varësi të nevojave individuale.

Kohëzgjatja e procedurës: 30 minuta.

Dhembje: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Anestezi: krem mpirës për 5 minuta.

Efekti: i menjëhershëm (mbushja duket që në momentin e injektimit). Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 10 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.

Efektet anësore: të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.

Këshillat pas procedurës:

  • Pëdorimi i akullit në zonën e trajtuar, i cili ndihmon në lehtësimin e ënjtjes.
  • Të mbahet e hidratuar zona ku është aplikuar acidi.
  • Të kryhen masazhe për 2 – 3 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj