Hiperhidroza
Hiperhidroza

Hiperhidroza është termi mjekësor që përdoret për djersitjen e tepruar. I referohet çdo djersitjeje anormale, si për shembull edhe kur nuk bën nxehtë.
Injeksionet e botoksit janë një trajtim i ri për hiperhidrozën dhe parimi i veprimit është përmes bllokimit të nervave përgjegjës për djersitjen e tepërt.

Qëllimi: reduktimi i djersitjes së tepërt në zonën e sqetullave apo të duarve.

Lloji i botoksit: Dysport.

Kohëzgjatja e procedurës: 5 – 10 minuta.

Anestezi: jo (agia është shumë e vogël dhe jo traumatike).

Dhembje: jo (shpime të lehta, të durueshme).

Efekti: fillon ndjehet pas 2 – 7 ditësh.

Kohëzgjatja e rezultatit: 4 – 5 muaj në varësi të karakteristikave individuale.

Zonat e trajtuara: Aksilar (sqetullat), palmar (pëllëmbët e duarve).

Efikasiteti: djersitja pakësohet në masën 50 – 70%.

Këshillat pas procedurës:

  • Mospërdorimi i produkteve kundër djersitjes.
  • Mos të bëhet dush deri 24 orë pas procedurës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj