Heqje tatuazhi
Heqje tatuazhi

Trajtimi i tattoo-ve me laser nënkupton një procedurë të aplikuar mbi tattoo, e cila mundëson zbehjen/heqjen e tij. Rezultati është në varësi të tipit të lëkurës apo bojës së përdorur. Një rezultat i mirë konsiderohet eliminimi përfundimtar i tattoo-së, por mund të kemi edhe eliminim të pjesshëm të tij (zbehje) apo hipopigmentim ose hiperpigmentim i lëkurës në zonën e trajtuar.

Sa seanca këshillohen?
Rekomandohen kryerja e të paktën 6 seancave, në një distancë prej 4 – 6 javësh nga njëra-tjetra.

Qëllimi: eliminimi total apo reduktim i pjesshëm i ngjyrës së tatuazhit, zbehje e tij.

Lloji i laserit: ND Yag Q-Switched.

Kohëzgjatja e procedurës: 5 – 20 min (në varësi të madhësisë së tatuazhit).

Anestezi: po, krem anestetik për 10 minuta.

Efekti: zbardhje e pjesshme e tatuazhit menjëherë gjatë trajtimit, rezultat i cili përmirësohet me kalimin e seancave.

Kohëzgjatja e rezultatit: e përhershme.

Mekanizmi i veprimit: Konsiston në shkatërrimin e qelizave epidermale të ngjyrosura me bojë.

Efekte anësore: Dhimbje, ënjtje, skuqje, djegie që hasen gjatë aplikimit të trajtimit, mbetje e shenjave (në përqindje të vogël të rasteve), infeksione virale ose bakteriale, gjakderdhje të vogla, reaksione alergjike nga pigmenti i bojës, ndryshim i ngjyrës së lëkurës, që mund të jetë i përhershëm në tatuazhet e bëra me pigmente të oksidit të hekurit ose me pigmente si oksidi i titanit, të cilat kthehen në ngjyrë të kuqe-kafe ose në të zezë (shumë rrallë). Efekte anësore të përkohshme mund të përfshijnë: skuqje, djegie të lehtë, hiperpigmentim ose hipopigmentim të lëkurës, të cilat mund të shërohen pas disa javësh apo muajsh.

Kundër-indikimet: Personat me hipersensitivitet ndaj dritës, ata të ekspozuar në Diell apo solar, pacientët që mjekohen me medikamente fototoksike, personat me tendencë për të krijuar keloide.

Këshillat pas procedurës:

  • Aplikimi i kremit me bazë kortizoni sipas këshillave të mjekut.
  • Të evitohet ekspozimi në diell deri në shërim të inflamacionit të lëkurës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj