Harku plazmatik
Harku plazmatik

Harku plazmatik është një pajisje mjekësore e përdorur në mikrokirurgjinë jo invazive. Kjo pajisje shpërndan energji plazmatike në inde, energji kjo e gjeneruar nga jonizimi i gazit në ajër.

Kjo pajisje gjen përdorim të gjerë në estetikë dhe dermatologji për eliminimin dhe trajtimin e shumë problemeve të lëkurës si:

  • Nishane.
  • Fibroma.
  • Verruke (lytha).
  • Kallo.
  • Rrudha.
  • Shenja.
  • Lifting jo kirurgjikal.
  • Blefaroplastikë jo kirurgjikale.
  • Xantelazma.
  • Njolla.
  • Quka.

Qëllimi: eliminimi i problematikave të ndryshme të lëkurës.

Kohëzgjatja e procedurës: 15 – 30 minuta (në varësi të trajtimit).

Anestezi: po (mpirje lokale me lidokainë).

Dhembje: jo, kryhet nën efektin e anestezisë.

Efekti: i menjëhershëm, rezultati përmirësohet gradualisht me kalimin e ditëve.

Kohëzgjatja e rezultatit: i përhershëm.

Këshillat pas procedurës:

  • Nuk shoqërohet me dhembje.
  • Për disa ditë rekomandohet aplikimi lokal i një antibiotiku (gentamicinë).
  • Vendosja steristripave (ngjitësa të vegjël).
  • Nuk rekomandohet larja e zonës së trajtuar ditët e para (varion në bazë të zonës së trajtuar).
  • Rekomandohet mbrojtje me krem dielli me SPF: 50.
  • Rigjenerimi i zonës së trajtuar varion nga disa ditë deri në 30 ditë.
  • Pa efekte anësore.
  • Pa shenja ose shenja të vogla, ndryshe nga kirurgjia tradicionale e heqjes së nishanave.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj