Pse shfaqen aknet?

Pra, ti po bën saktë të gjithë rutinën e kujdesit të fytyrës nga larja tek hidratuesi, serumi e me rradhë, por prapë ato akne të poshtra nuk vendosin të largohen?

Më poshtë ne do t’ju tregojmë 10 arsye pse shfaqen aknet, ndërsa ju gjeni veten ndër rreshta 😃.

Po fle në një jastëk të pisët

Të sqarohemi! Të pisët nuk nënkupton nivelin më të rënduar të papastërtisë, por na duhet ta pranojmë që të gjithëve na ndodh që mos ta lajmë fytyrën, duke bërë që papastërtitë e ditës të mbeten në jastëk dhe anasjelltas.
Mesazhi? Ndërroni këllëfët e jastëkut të paktën 1 herë në 3 ditë.

Nuk po flini mjaftueshëm

Togfjalëshi “gjumi i bukurisë” nuk përdoret më kot. Gjumi është një aspekt i rëndësishëm në qetësimin e fytyrës dhe rikuperimin për ditën tjetër.

Po e blindoni aknen me krem

Instiktivisht kur na shfaqet një akne apo shenjë tjetër në fytyrë, kemi tendencën ta lyejmë me krem sa më shumë të jetë e mundur, por kjo shpesh sillet si boomerang, ndaj duhet të kemi kujdes me lyerjen e tepërt të saj.

Skrubi i fytyrës

Pavarësisht gjithë vetive fantastike që ka skrubi i fytyrës, gjithnjë na duhet të zgjedhim më të përshtatshmin për fytyrën tonë. Nganjëherë një skrab i gabuar mund të sjellë një irritim të lëkurës.

Produktet e fytyrës

Ashtu si në rastin e skrubit, e njëjta logjikë vlen edhe me produktet që japin rezultate të shkëlqyera te mikesha jote, jo detyrimisht do të të japin edhe ty të njëjtin efekt.

Përdorimi i kapeles

Gjatë një seance stërvitjeje, shmangni kapelet sepse ato bllokojnë djersën, gjë që çon në bllokimin e poreve. Nëse ka diçka që nuk e duam aspak janë poret e fytyrës të bllokuar.

Djersitja gjatë stërvitjes

Asgjë nuk sjell më shumë kaos sesa djersitja dhe make up i papastër. Gjithmonë lani fytyrën përpara stërvitjes dhe sidomos pas. Kështu nuk lini hapësirë për bakteret të krijojnë një shtëpizë të vogël në lëkurën tuaj.

Detergjentët e gabuar

Edhe pse një shkaktar indirekt, detergjentët me të cilët lani rrobat apo peshqirët, në momentin e kontaktit me lëkurën e fytyrës, mund të japin efektin e tyre negativ.

Ushqimi

Dieta ushqimore është faktor kyç për një lëkurë të pastër, ose jo! Shmangni sidomos ushqimet pikante.

Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj