Trapianti i vetullave
Trapianti i vetullave

Jo vetëm te vajzat e reja, por edhe te meshkujt, në epokën moderne që po jetojmë, vërehet gjithmonë e më tepër një dëshirë për të patur vetulla të plota, të mbushura dhe të dendura. Kjo modë e re gjithmonë e më e përhapur në të gjithë botën, duke filluar nga personazhet VIP të Hollyvood, mund të realizohet mjaft mirë nëpërmjet dy procedurave kirurgjikale, lifting i vetullës (për të cilën do të flasim në kapitullin përkatës) dhe mbjellja e saj me qime. Një vetull e plotë dhe e mbushur është një tipar i rëndësishëm i cili thekson dhe zbukuron të gjithë harmoninë e fytyrës.

Trapianti i vetullave me teknikën FUE (Follicular Unit Extraction), është një procedurë efikase dhe përfundimtare për një vetull të plotë dhe të bukur. Zona dhënëse është pjesa e pasme e kokës, nga ku merren një nga një rrënjët e flokëve dhe vendosen po një nga një në zonën e vetullave.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Kryhet me anestezi lokale.
  • Analizat e kërkuara: gjak komplet, teste koagulimi dhe EKG.
  • Zgjat 3 – 4 orë.
  • Largimi nga klinika menjëherë pas procedurës.

Këshillat pas procedurës:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas trapiantit.
  • Natën e trapiantit duhet të flihet me kujdes, për të mos goditur kokën ku janë marrë rrënjët e flokëve.
  • Të lahen vetullat pas 2 – 3 ditësh, me ujë në temperaturë ambienti me shampoo neutrale, më pas mund të lahen çdo ditë.
  • Për të zbutur koret e formuara, pas 10 ditësh mund të aplikohet vaj për lëkurën në darkë, në mëngjes lahen vetullat.
  • Pas 10 – 15 ditësh qimet e mbjella mund të bien, por rrënjët mbeten të paprekur.
  • Qimet e vendosura në vetull kanë karakteristikat e flokut, si rrjedhojë duhen prerë dhe lyer (në rastin e një floku të thinjur).
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj