Rimodelimi i mjekrës
Rimodelimi i mjekrës

Mjekra, si çdo pjesë tjetër e fytyrës, luan një rol të rëndësishëm në bukurinë dhe harmoninë e përgjithshme të aspektit të çdo njeriu. Një fytyrë e rregullt nuk mund të konceptohet pa një harmoni të plotë midis hundës, mollëzave, buzëve dhe mjekrës. Janë të gjitha këto tipare, secili me veçantinë e tij, që në kompleks i dhurojnë formën e bukur fytyrës.

Një mjekër në disproporcion, pra më e dalë apo më e futur brenda në raport me buzët dhe hundën, krijon deformimin e fytyrës duke i dhënë asaj një aspekt të pakëndshëm. Këto parregullsi mund të korrigjohen me procedurën kirurgjikale të mentoplastikës, e cila konsiston në korrigjimin e mjekrës së zgjatur, duke shkurtuar pjesën kockore të majës së saj ose në zgjatjen e mjekrës së futur, duke vendosur një protezë të vogël silikoni. Procedura kryhet me prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe nuk ka shenja të dukshme. Së bashku me rinoplastikën dhe në disa raste me lipofilling të fytyrës, është pjesë e asaj ndërhyrje që zakonisht quhet profiloplastikë, e cila është në gjendje të ribalancojë të gjithë përbërësit e fytyrës duke ndryshuar ndjeshëm aspektin e pamjes së një pacienti.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Ndërhyrja kryhet me një prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe pa asnjë shenjë të jashtme.
  • Zgjat 30 – 60 minuta.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje aspak ose të lehta e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje të vogla rreth mjekrës që largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.
  • Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së mjekrës, rezultati konsiderohet final 3 – 4 muaj pas operacionit.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Konsumimi i ushqimeve të buta dhe të freskëta, ditët e para pas ndërhyrjes.
  • Mjekimet çdo 3 ditë me staffin mjekësor të klinikës.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
  • Evitimi i traumave të mundshme në zonën e fytyrës.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj