Qepallat, qeskat e syve
Qepallat, qeskat e syve

Bukuria e syve shpesh përcakton edhe hijeshinë estetike të të gjithë fytyrës, jo vetëm te femrat, por edhe te meshkujt. Pesha e viteve që kalojnë, ekspozimi i vazhdueshëm dhe i tepruar ndaj rrezeve të diellit, predispozimi gjenetik dhe ndonjëherë edhe stresi shkaktojnë një rënie dhe varje të zonës së qepallës, e cila manifestohet me shtim të lëkurës në pjesën e sipërme të syrit dhe në ato që quhen “qeska” në pjesën e poshtme të tij. Qepallat e varura dhe qeskat poshtë syve, përveçse kompromentojnë aspektin fizik të gjithë fytyrës duke prezantuar një vështrim të lodhur, pa dritë dhe jetë, mund të shkaktojnë edhe një zvogëlim të fushëpamjes së syrit. Shpesh, këto inestetizma janë të pranishme për shkak të faktorëve gjenetikë, për këtë arsye korrigjimi me anë të kirurgjisë estetike mund të këshillohet edhe te meshkuj në moshë të re. Blefaroplastika është një ndërhyrje kirurgjikale estetike që ka si qëllim “të lehtësojë” vështrimin, duke ndërhyrë në mënyrë preçize përgjatë linjës natyrale të qepallave nëpërmjet eliminimit të lëkurës, qeskave dhe dhjamit të tepërt, pa lënë shenja të dukshme. Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet operacioni, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes ato do të zgjasin të paktën 10 – 15 vjet.

Sipas çdo rasti individual mund të kryhet blefaroplastikë superiore, inferiore ose totale (superiore dhe inferiore).

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale dhe gjumë të lehtë, ose anestezi totale, sipas dëshirës së pacientit.
  • Zgjat 45 – 90 minuta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi.
  • Disa orë ose një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje aspak ose të lehta e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje të vogla që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla, të zbehta e pothuajse të padukshme pasi do të jenë të fshehura nga palat e lëkurës.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Përdorimi i akullit mbi sy për 10 minuta çdo një orë natën e kirurgjisë.
  • Përdorimi i syzeve të diellit të errëta për të mbrojtur sytë nga Dielli dhe era.
  • Përdorimi i lotit artificial disa herë gjatë ditës.
  • Për 10 – 14 ditë pas ndërhyrjes mund të ketë ënjtje dhe të nxira që kalojnë gradualisht dhe ndihmohen nëse aplikohen kompresa kamomili.
  • Të shmanget fërkimi i syve 2 – 3 javë pas ndërhyrjes.
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur mbi nivelin e gjoksit.
  • Heqja e penjve 7 – 14 ditë pas ndërhyrjes.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj