Liposkulptura
Liposkulptura

Depozitimi i dhjamit nën lëkurë përbën një problem estetik jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt. Shpesh, depozitimet e dhjamit nën lëkurë janë të vështira të eliminohen vetëm me anë të dietës dhe aktivitetit fizik. Përveç kësaj, një dietë e fortë shkakton humbjen e dhjamit jo vetëm në zonat e dëshiruara, por edhe në pjesë të tjera të trupit dhe fytyrës, ku një depozitim i moderuar dhjamor jep hijeshi dhe bukuri.

Qëllimi i ndërhyrjes së liposkulpturës është heqja e dhjamit të grumbulluar në disa zona të trupit si barku, beli, vithet, kofshët, gjunjët, etj. Rezultatet e operacionit të liposkulpturës janë të përhershme, sidomos në rast se vazhdohet të mbahet një regjim alimentar i rregullt. Kjo arrihet duke thithur shtresat e tepërta të dhjamit të depozituara në pjesë të ndryshme të trupit, pa shkaktuar shenja të dukshme. Me një liposkulpturë, mesatarisht mund të hiqen deri 3 – 4 litra dhjamë të depozituar nën lëkurë ndërsa, në raste të veçanta, kur sasia e dhjamit është e madhe, mund të hiqen deri në 6 litra. Sipas nevojës dhe dëshirës së pacientit, sasia e dhjamit e mbledhur gjatë liposucionit mund të injektohet (lipofilling) në zonën e vitheve. Nëse akumulimi i dhjamit është i shoqëruar me një varje të dukshme të lëkurës së barkut, mund t’ju sugjerohet edhe kombinim me procedurën e abdominoplastikës.

Ky operacion rekomandohet pasi të ketë ndodhur maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 – 20 vjeç.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 6 orë, në varësi të zonave që trajtohen.
  • Qëndrohet 1 – 2 netë në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së zonave të trajtuara. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonat e operuara që largohen gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
  • Shenja të vogla 3 – 5 mm, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë futur kanjulat e liposucionit.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbahen çorape, geta apo veshje body elastike të posaçme për 4 javë pas operacionit.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj