Lifting i vetullave
Lifting i vetullave

Jo vetëm te vajzat e reja, por edhe te meshkujt, në epokën moderne që po jetojmë, vërehet gjithmonë e më tepër një dëshirë për të patur vetulla të plota, të mbushura dhe me formë të ngritur. Kjo modë e re gjithmonë e më e përhapur në të gjithë botën, duke filluar nga personazhet VIP të Hollyvood, mund të realizohet mjaft mirë nëpërmjet dy procedurave kirurgjikale, lifting i vetullave dhe mbjellja e tyre me qime (për të cilën do të flasim në kapitullin përkatës). Një vetull e plotë dhe e mbushur është një tipar i rëndësishëm, i cili thekson dhe zbukuron të gjithë harmoninë e fytyrës.

Lifting i vetullave është një ndërhyrje estetike që konsiston në ngritjen e vetullave dhe tërheqjen e lëkurës në pjesën sipër-anash syve, duke përmirësuar kështu ekspresivitetin e mimikës. Ky operacion realizohet përmes një prerje të vogel afër rrënjës së flokëve, bëhet shkolitja dhe tërheqja e lëkurës për të ngritur vetullën dhe për t’i dhënë një pamje më rinore dhe pa rrudha asaj zone. Përmirësohet ndjeshëm paraqitja e ballit, vetullave dhe zona rreth syve.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 1.5 – 2 orë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në ballë që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla, të zbehta në kokë të cilat janë të padukshme pasi do të jenë të fshehura nga flokët.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në heqjen e fashës mjekësore (2 – 3 javë).
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur.
  • Përdorimi i kompresave të ftohta për të lehtësuar dhembjen dhe ënjtjen.
  • Të shmangen sforcimet dhe lëvizjet e tepruara javët e para pas kirurgjisë.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Të shmanget lyerja apo permanenti i flokëve për një periudhë 6 javore.
  • Heqja e penjve varion 10 – 20 ditë, sipas zonave.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj