Lifting i kofshëve
Lifting i kofshëve

Forma dhe toniciteti i këmbëve luajnë një rol të rëndësishëm për hijeshinë e trupit të mashkullit. Një faktor i rëndësishëm, që duhet patur parasysh, është pa dyshim toni i indeve, sidomos ai i pjesës së brendshme të kofshëve, të prirura për t’u relaksuar dhe varur. Një dietë e fortë dhe humbja e shpejtë në peshë, mund të shkaktojnë edhe te meshkujt e rinj (18 – 20 vjeçarë) një lëshim dhe varje të lëkurës së kofshëvë, duke krijuar deformime dhe bezdi në jetën e përditshme, si skuqje dhe djegie të lëkurës në zonat e fërkimit. Kjo mund të shoqërohet në disa raste, me kalimin e kohës, edhe me infeksione dhe plagë të lëkurës në këtë pjesë të kofshëve, të vështira për t’u trajtuar me mjekime dhe antibiotikë. Depozitat e dhjamit dhe lëkura e tepërt në zonën e kofshëve, nuk është e mundur të eliminohen me dietë dhe përbëjnë, në këtë rast, një problem të përhershëm për femrën. Ky inestetizëm nuk është i lidhur gjithmonë vetëm me mbipeshën, por mund të jetë edhe produkt i humbjes së tonit dhe elasticitetit te persona me peshë normale, pasi forca e gravitetit dhe vitet që kalojnë lënë gjurmët e tyre tek secili prej nesh.

Lifting i kofshëve konsiston në eliminimin e dhjamit e lëkurës së tepërt dhe rimodelimin e këmbëve tuaja, sidomos në pjesën e brendshmë të tyre. Në shumë raste lifting mund të shoqërohet edhe me liposucion për një rezultat akoma më të pëlqyeshëm.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 4 orë.
  • Aplikohen drena të posaçëm për kullimin e gjakut.
  • Qëndrohet 1 – 2 netë në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e brendshme të kofshëve që largohen gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
  • Shenja të vogla në zonën inguinale dhe përgjatë pjesës së brendshme të kofshëve, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (nëse lind nevoja për t’i vendosur).
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Higjiena personale është shumë e rëndësishme në lifting të kofshëve.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj