Pesha pas shtatzënisë

Pasi keni lindur një foshnje, mund të ndiheni e lodhur ose të ndjeni se nuk keni kohë për të ngrënë dhe për t’u stërvitur shëndetshëm. Është mirë të përpiqeni të kujdeseni. Duhet të shijoni një mënyrë jetese të shëndetshme me humbje peshe graduale.

Pyetjet që shpesh u kalojnë nëpër mend nënave të reja, ne u kemi dhënë përgjigjje.

Kur këshillohet të filloni humbjet në peshë?

Është mirë të keni një dietë të shëndetshme para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
Ju mund të filloni të ushtroheni me ritme të lehta brenda ditëve të para pas lindjes, përveç rastit nëse keni pasur një lindje të ndërlikuar ose çezariane. Nëse nuk ndiheni të sigurta është mirë që së pari të konsultoheni me mjekun tuaj.

Qëndroni realiste në qëllimet tuaja.

Arritja e një peshe të shëndetshme pas shtatzënisë zvogëlon rreziqet tuaja në shtatzënitë e ardhshme si dhe përmirësimin e shëndetit tuaj afatgjatë. Duke ngrënë shëndetshëm dhe duke u ushtruar, mund të humbni 500g çdo javë. Kjo mund të mos duket shumë, por kini durim. Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për veten me ushqim të mirë dhe ushtrime fizike. Mund të duhen 6 muaj ose më shumë për t’u rikthyer në peshën tuaj para shtatzënisë. Trupi juaj mund të duket ndryshe pasi të keni fëmijë. Disa femra irritohen dhe pyesin veten se si të humbasin peshën e tepërt.

Ushqyerja me gji dhe humbja në peshë.

Ushqyerja me gji nuk është e mirë vetem për fëmijën tuaj, por mund t’ju ndihmojë të humbni peshën e fituar gjatë shtatzënisë, sepse trupi juaj përdor yndyrnat e akumuluara për të ushqyer fëmijën tuaj. Ndaj, në përgjithësi gratë që ushqejnë me gji foshnjat e tyre për të paktën muajt e parë kanë tendencë të humbin peshën e fituar gjatë shtatzënisë më shpejt sesa gratë që nuk ushqejnë me gji.

Megjithatë ushqyerja me gji mund t’ju rrisë urinë. Ushqimet si perimet, proteinat dhe zgjedhje të tjera ushqyese janë më të mira dhe duhet të përpiqeni të shmangni ushqimet e përpunuara me shumë yndyrë ose sheqer. Gjithashtu, duhet të pini shumë ujë.

Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj