Zvogëlimi i gjoksit
Zvogëlimi i gjoksit

Pa dyshim, gjoksi është karakteristika më e lidhur me imazhin e feminilitetit. Me rritjen e moshës dhe zhvillimin trupor, sidomos gjatë pubertetit, gjoksi pëson një zmadhim të shpejtë brenda një kohe të shkurtër. Gjendja e hipertrofisë së gjirit, sidomos në masë të madhe, mund të kushtëzojë shqetësime, jo vetëm të karakterit estetik, por edhe funksional: tërheqje të dhimbshme të lëkurës, kërrusje dhe deformime të shtyllës kurrizore, infiamacion e dhembje të muskujve të shpinës, infeksione lëkure dhe ekzema. Përveç kësaj, shpesh bëhet e vështirë ose e pamundur edhe ushqimi me gji i foshnjes, pasi gjatë shtatzënisë një gjoks voluminoz pëson një rritje akoma më të egzagjeruar si pasojë e stimulimit hormonal.

Për një rikuperim të shpejtë estetik, psikologjik dhe funksional nevojitet mastoplastika reduktuese, ndërhyrje kirurgjikale e këshilluar edhe para moshës 18 vjeçare.
Normalisht ky operacion nuk ndikon negativisht në aftësinë e ushqyerjes me gji, por në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit dhe teknikës së aplikuar, në disa raste mund të mos jetë më e mundur ushqimi me qumësht gjiri. Zvogëlimi i gjoksit parashikon reduktimin e arsyeshëm të vëllimit të tepërt të tij dhe rimodelimin e pjesës së mbetur, që konsiston në ripozicionimin e gjëndrës, të areolës dhe kokrrës së gjirit. Rezultati i ndërhyrjes kirurgjikale normalisht është i PËRHERSHËM.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 3 – 4 orë.
  • Aplikohen ose jo drena të posaçëm për kullimin e gjakut.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e gjoksit që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla përreth areolës, një tjetër shenjë vertikale si dhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj