Zmadhimi i gjoksit
Zmadhimi i gjoksit

Një ndër karakteristikat fizike më të rëndësishme te femrat është sigurisht gjoksi. Rezultatet gjithmonë e më natyrale të zmadhimit të gjoksit, falë teknikave kirurgjikale më të sofistikuara dhe më të avancuara, kënaqin gjithmonë një numër të madh të femrave nëpër botë. Ky operacion konsiston në vendosjen e protezave të posaçme, duke rimodeluar formën dhe përmasat e gjoksit, për të arritur kështu një rezultat të natyrshëm, qoftë në pamje ashtu edhe në prekje.

Protezat e përdorura për këtë ndërhyrje kirurgjikale janë të mbushura me xhel koeziv silikoni, një material i sigurt, i cili jo vetëm që garanton një formë të bukur anatomike të gjoksit, por jep edhe një ndjesi shumë të natyrshme në prekje. Sot, pas mbi 50 viteve kërkimesh dhe eksperiencë në operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit të këtyre protezave të gjeneratës së fundit. Jetëgjatësia e tyre konsiderohet e përhershme (duke respektuar moshën në të cilën është kryer ndërhyrja). Gjoksit nuk do t’i preket anatomia e tij natyrore dhe ndryshimet që do të pësojë ai me kalimin e kohës, mund t’ju shtyjnë ju vetë të kërkoni një rimodelim të tij dhe një ndërrim eventual të protezës, por të paktën 10 – 15 vjet pas operacionit të parë. Megjithatë, shumica e femrave janë të kënaqura me rezultatin e tyre edhe 30 vjet pas operacionit. Eshtë provuar tashmë shkencërisht që ndërhyrja në gjoks dhe vendosja e protezave nuk rrit rrezikun për kancer të gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjëndrave
të qumështit dhe mundësinë e ushqyerjes me gji të fëmijës dhe nuk prek funksionimin e sistemit imunitar të organizmit.

Procedura për zmadhimin e gjoksit është e mundur, pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga moshat 18 – 20 vjeç.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 1 – 1.5 orë.
  • Aplikim i protezave me xhel silikoni, me garanci të përjetshme.
  • Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e gjoksit që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla përreth areolës ose në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj