Rimodelimi i barkut
Rimodelimi i barkut

Ideali i bukurisë femërore nuk mund të konceptohet pa një bark të sheshtë, me lëkurë të tëhequr dhe tonike. Barku i butë, i varur dhe i dhjamosur është shpesh rezultat i një humbje peshe të konsiderueshme dhe të papritur i shtatzënisë ose më thjesht, i një mënyre jetese të gabuar me pasivitet fizik dhe ushqim të tepërt.
Struktura e zonës së barkut tenton të varet shumë dhe si pasojë muskujt nuk arrijnë ta mbajnë peshën e saj duke dështuar në mënyrë të dukshme. Traumat fizike të prodhuara nga shtatzënia, nga lindja dhe nga ushqimi me gji mund të shkaktojnë me të vërtetë efekte negative te femrat, të cilat arrijnë deri në humbjen e vetëvlerësimit. Në të tilla raste, dieta apo aktiviteti fizik nuk arrijnë të japin rezultate të kënaqshme. Për ato femra që kanë humbur shumë në peshë, apo kanë bark të varur si pasojë e shtatzënive, e vetmja zgjidhje për të hequr lëkurën e tepërt dhe për të zbukuruar zonën e barkut është ajo e kirurgjisë estetike.

Abdominoplastika totale përfshin korrigjimin kirurgjikal të barkut të lëshuar dhe të dhjamosur, duke hequr lëkurën dhe dhjamin e tepërt, rikonstruktim të kërthizës, plastikën dhe riforcimin e muskujve të barkut.

Në ato raste kur përveç abdominoplastikës kryhet edhe heqja e dhjamit të tepërt me anë të liposkulpturës, bëhet fjalë për lipo-abdominoplastikë, një teknikë e cila mundëson heqjen e dhjamit dhe të lëkurës së tepërt në zonën e barkut, belit, vitheve apo edhe kofshëve.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 4 orë.
  • Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
  • Qëndrohet 1 – 2 netë në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e barkut që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla përreth kërthizës, si dhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të barkut, pak më e gjatë se ajo e prerjes cezariane, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.
  • Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së barkut, rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 2 – 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Mbahet një korse elastike abdominale për 30 – 40 ditë.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj