Rikonstruktimi i gjoksit
Rikonstruktimi i gjoksit

Rikonstruktimi i gjoksit është teknika kirurgjikale që mund të aplikohet te femrat që i janë nënshtruar mastektomisë si mënyrë parandalimi ose trajtimi e kancerit të gjirit. Kirurgjia e rikonstruktimit të gjoksit mund të fillohet në kohën e mastektomisë (e quajtur rindërtim i menjëhershëm) ose mund të realizohet pasi të ketë përfunduar terapia e kancerit të gjirit (ajo që quhet rindërtimi i vonuar). Rindërtimi i vonuar mund të ndodhë muaj apo edhe vite pas mastektomisë. Ndonjëherë operacioni për rindërtimin e gjirit mund të përfshijë edhe gjoksin tjetër, në mënyrë që të dy gjinjtë të jenë në madhësi dhe formë të njëjtë.

Teknikat e zgjedhura për ndërhyrjen janë:

  • Përdorimi i protezave me xhel silikoni për rindërtimin e zonës mamare. Kjo teknikë kryhet në dy faza kirurgjikale pasi ka përfunduar kemioterapia dhe radioterapia: ndërhyrja e parë parashikon vendosjen e një ekspansori i cili, pasi shërohet plaga, do të mbushet me ujë fiziologjik nga staffi ynë në disa seanca me distancë 2 javore mesatarisht. Kur ekspansori ka arritur vëllimin e dëshiruar kryhet operacioni i dytë, gjatë të cilit hiqet ekspansori dhe vendoset përfundimisht një protezë me xhel silikoni, e cila do të mbahet gjithë jetën. Gjatë këtij operacioni, zakonisht rimodelohet edhe gjiri tjetër, në mënyre që të dy gjinjtë të jenë sa më të ngjashëm si formë dhe madhësi.
  • Teknika autologe përmes implementimit indoor. Indi i përdorur sigurohet nga vetë pacienti, e preferueshme është zona inferiore e barkut ose zona gluteale. Avantazhi i kësaj teknike është tolerimi mjaft i mire i radioterapisë.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj).

  • Ndërhyrja kryhet me anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë ndërhyrja është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Kohëzgjatja rreth 1 – 2 orë.
  • Aplikim ose jo i protezave me xhel silikoni, me garanci të përjetshme, në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit.
  • Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta, mesatare dhe të durueshme.
  • Mundësi për hematoma dhe ënjtje në zonën e gjoksit që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Në gjoksin ku ka qenë masa tumorale shenja do të jetë po ajo egzistuese e operacionit të parë. Nëse do të kryhet edhe rimodelimi i gjoksit tjetër, shenjat e tij mund të jenë vetëm një prerje në pjesën e poshtme të gjoksit ose në varësi të teknikës që do të aplikohet, sidomos kur gjoksi është i varur dhe do të jetë e nevojshme të kryhet lifting i tij, shenjat do të jenë përreth areolës, një tjetër vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat me kalimin e kohës mbeten të holla e të zbehta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes në ato raste kur kirurgu e sheh të arsyeshme për t’u vendosur.
  • Mjekime periodike çdo 3 – 4 ditë deri në rikuperimin e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Evitimi i ngarjes së makinës 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të evitohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrolle periodike me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj