Qepallat, qeskat e syve
Qepallat, qeskat e syve

Blefaroplastika është një operacion estetik që ka si qëllim “të lehtësojë” vështrimin, duke ndërhyrë në mënyrë preçize përgjatë linjës natyrale të qepallave, nëpërmjet eliminimit të lëkurës, qeskave dhe dhjamit të tepërt, pa lënë shenja të dukshme. Kjo procedurë kirurgjikale, ashtu si çdo trajtim tjetër estetik që ofron rezultate optimale, ndikon shumë edhe në rritjen e vetëvlerësimit dhe optimizmit të femrës. Edhe personazhe të njohura si Hillary Clinton, apo Melanie Griffith i janë drejtuar kirurgut estetik për të rimodeluar qepallat dhe rifreskuar fytyrën në tërësi. Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet operacioni, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes ato do të zgjasin të paktën 10 – 15 vjet. Blefaroplastika rikthen një fytyrë dhe vështrim të freskët, plot hijeshi dhe përmirëson ndjeshëm fushëpamjen.

Sipas çdo rasti individual mund të kryhet blefaroplastikë superiore, inferiore ose totale (superiore dhe inferiore).

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale dhe gjumë të lehtë, ose anestezi totale, sipas dëshirës së pacientit.
  • Zgjat 40 – 60 minuta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi.
  • Disa orë ose një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje aspak ose të lehta e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje të vogla që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla, të zbehta e pothuajse të padukshme, pasi do të jenë të fshehura nga palat e lëkurës.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Aplikimi i akullit mbi sy për 10 minuta çdo një orë natën e kirurgjisë.
  • Përdorimi i syzeve të diellit të errëta, për të mbrojtur sytë nga Dielli dhe era.
  • Aplikimi i lotit artificial disa herë gjatë ditës.
  • Për 10 – 14 ditë pas ndërhyrjes mund të ketë ënjtje dhe të nxira që kalojnë gradualisht dhe ndihmohen nëse aplikohen kompresa kamomili.
  • Të shmanget fërkimi i syve 2 – 3 javë pas ndërhyrjes.
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur mbi nivelin e gjoksit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 7 – 14 ditë pas ndërhyrjes.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj