Lifting i krahëve
Lifting i krahëve

Krahët, kjo pjesë e rëndësishme qoftë funksionale e qoftë estetike, na bëjnë të dukemi më të bukur, më të rinj dhe më të shëndetshëm. Shpesh depozitat e dhjamit dhe lëkura e tepërt në zonën e krahëve, nuk është e mundur të eliminohen me dietë dhe përbëjnë në këtë rast një problem të përhershëm për femrën. Një dietë e fortë dhe humbja e shpejtë në peshë mund të shkaktojnë edhe te femrat e reja (edhe 18 – 20 vjeçare) një lëshim dhe varje të lëkurës së krahëve duke krijuar deformime dhe bezdi në jetën e përditshme si skuqje dhe djegie të lëkurës në zonat e fërkimit. Kjo mund të shoqërohet në disa raste, me kalimin e kohës, edhe me infeksione dhe plagë të lëkurës në zonën e sqetullave, të vështira për tu trajtuar me mjekime dhe antibiotikë. Këto probleme nuk janë të lidhura gjithmonë vetëm me mbipeshën, por janë edhe produkt i humbjes së tonit dhe elasticitetit te persona me peshë normale.

Ndërhyrja kirurgjikale e rimodelimit të krahëve konsiston në eliminimin e lëkurës dhe dhjamit të tepërt dhe tonifikimin e tyre, për të arritur kështu një rezultat harmonik dhe optimal. Në shumë raste lifting mund të shoqërohet edhe me liposucion për një rezultat akoma më të pëlqyeshëm.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 4 orë.
  • Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
  • Qëndrohet 1 – 2 netë në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e brendshme të krahëve që largohen gradualisht brenda 15 – 20 ditësh.
  • Shenja të vogla në zonën e sqetullave dhe përgjatë pjesës së brendshme të krahëve, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.
  • Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së krahëve, rezultati konsiderohet final 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (nëse lind nevoja për t’i vendosur).
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Higjiena personale është shumë e rëndësishme në lifting të krahëve.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj