Lifting i gjoksit
Lifting i gjoksit

Gjoksi, pa dyshim, luan një rol kryesor në bukurinë dhe hijeshinë e trupit të femrës. Një gjoks i plotë dhe i fortë, i cili shoqërohet me idenë e rinisë dhe shëndetit, ushtron gjithmonë edhe një tërheqje të fortë seksuale te meshkujt. Sidoqoftë, si rrjedhojë e trashëgimisë gjenetike apo akoma më shpesh, me kalimin e viteve, përgjithësisht, gjoksi tenton të boshatiset dhe të varet. Ky fenomen mund të verifikohet edhe në moshë të re, si pasojë e shtatzënive dhe ushqyerjes së foshnjes me qumësht gjiri. Nën ndikimin hormonal gjatë shtatzënive dhe më pas, gjatë ushqyerjes me gji të foshnjes, gjoksi fryhet dhe rritet si dimension. Lëkura që mbulon gjëndrën mamare tërhiqet, tendoset dhe gradualisht humbet elasticitetin e saj nën influencën e peshës së gjirit. Pasi ndërpritet ushqyerja me qumësht e fëmijës dhe përfundon stimulimi hormonal, gjoksi humbet madhësinë e fituar dhe boshatiset. Lëkura, tashmë e tendosur dhe jo-elastike, nuk arrin të kryejë funksionin e saj mbajtës, nuk rifiton dot më tonicitetin dhe elasticitetin e mëparshëm dhe si rrjedhojë gjoksi paraqitet i varur, i boshatisur dhe me strija. Një tjetër fenomen i ngjashëm me shtatzëninë është edhe humbja e madhe dhe e menjëhershme në peshë, e cila bën që gjoksi të boshatiset dhe varet. Po ashtu edhe forca që ushtron graviteti dhe ndryshimet graduale që pëson trupi i femrës me kalimin e viteve, sjellin progresivisht një inestetizëm të tillë.

Ky problem mund të rregullohet me operacionin e lifting të gjoksit, i cili eliminon lëkurën e tepërt dhe ngre gjëndrën e gjirit në pozicionin e saj natyral, duke i rikthyer origjinalitetin dhe bukurinë. Kjo procedurë ka si qëllim rimodelimin e gjoksit duke e ngritur dhe përmirësuar formën për t’i dhuruar një pamje më të plotë. Si rrjedhojë gjoksi do të duket më i fortë, voluminoz dhe i bukur duke i rikthyer trupit femëror rininë dhe freskinë e mëparshme.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, echo e gjirit, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 2 – 4 orë.
  • Aplikim ose jo i protezave me xhel silikoni, me garanci të përjetshme, në varësi të gjendjes fillestare të gjoksit.
  • Nëse është e nevojshme aplikohen drena të posaçëm, të cilët mbahen rreth 1 – 2 ditë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonën e gjoksit që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla përreth areolës, një tjetër shenjë vertikale e në disa raste edhe një shenjë horizontale në pjesën e poshtme të gjoksit, të cilat zakonisht janë të holla e të zbehta.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së gjoksit. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 4 – 6 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Heqja e drenave 24 – 48 orë pas ndërhyrjes (në ato raste kur vendosen).
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 10 – 15 ditë pas ndërhyrjes (në ato raste kur nuk janë të absorbueshëm).
  • Shmangia e lëvizjeve të sforcuara dhe ngritjeve të peshave për dy javë deri në 1 muaj pas ndërhyrjes.
  • Nuk duhet ngarë makina 1 – 2 javët e para pas ndërhyrjes.
  • Rifillimi gradual i aktivitetit fizik 1 – 2 muaj pas ndërhyrjes, sipas këshillave të staffit të KEIT.
  • Mbajtja e reçipetave sportive për 1 muaj.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj