Lifting i fytyrës
Lifting i fytyrës

Lifting, i njohur shpesh edhe si operacioni i rifreskimit apo rinimit të fytyrës, është një ndërhyrje shumë e kërkuar e kirurgjisë estetike. Me anë të kësaj procedure bëhet e mundur eliminimi i rrudhave dhe dhjamit të tepërt, ripozicionimi i muskujve dhe tërheqja e lëkurës së fytyrës dhe gushës. Nuk ka limit moshe për kryerjen e kësaj ndërhyrje kirurgjikale. Pjesa më e madhe e personave që i drejtohen kirurgut estetik është nga 40 deri 60 vjeç, por lifting i fytyrës mund të kryhet me shumë sukses edhe tek individët 70 – 80 vjeçarë. Kandidatët idealë për këtë lloj operacioni janë femra, fytyra e të cilave ka filluar të japë shenja relaksimi, por lëkura ka ruajtur akoma një elasticitet të mirë.

Lifting mund të shoqërohet edhe me rimodelimin e hundës, qepallave dhe eliminimin e qeskave poshtë syve, apo edhe me operacione në pjesë të tjera të trupit. Kjo ndërhyrje kirurgjikale e veçantë dhe delikate duhet të kryhet nga duar eksperte. Nëse kirurgu estetik ka eksperiencën dhe talentin e nevojshëm, rezultatet janë shumë të bukura dhe fytyra rifiton pamjen dhe freskinë e shumë viteve më parë.

Kur rekomandohet lifting i fytyrës?

  • Qafa dhe mjekra paraqiten me lëkurë të tepërt dhe të varur.
  • Vizat midis hundës dhe buzës shumë të theksuara.
  • Lëkurë e rënë e ballit dhe qepallave të syve.
  • Lëkurë e varur e gushës.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
  • Zgjat rreth 3 – 5 orë.
  • Një natë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në fytyrë që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
  • Shenja të vogla, të zbehta në zonën përreth veshëve të cilat janë pothuajse të padukshme pasi do të jenë të fshehura nga palat e lëkurës.
  • Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së fytyrës. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 6 – 10 muaj pas ndërhyrjes.

Këshillat pas operacionit:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri ne heqjen e fashës mjekësore (2 – 3 javë).
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur.
  • Përdorimi i kompresave të ftohta për të lehtësuar dhembjen dhe ënjtjen.
  • Të shmangen sforcimet dhe lëvizjet e tepruara javët e para pas kirurgjisë.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
  • Të shmanget lyerja apo permanenti i flokëve për një periudhë 6 javore.
  • Heqja e penjve varion 10 – 20 ditë, sipas zonave.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj