Labioplastika
Labioplastika

Edhe në vendet perëndimore, në të cilat mbizotëron një mentalitet më i hapur dhe “i avancuar”, problemet e ndryshme qoftë mjekësore e qoftë estetike, që prekin organet gjenitale, shpesh diskutohen me vështirësi me mjekun gjinekolog apo edhe me kirurgun estetik. Ndonjëherë, “difektet estetike” të këtyre zonave intime, bëhen shkas i një vuajtje të thellë shpirtërore, e cila çon në refuzimin dhe shmangien e raporteve seksuale apo edhe izolimin e femrës nga shoqëria.

Lind pyetja: A mund të quhet difekt një formë e caktuar e organeve gjenitale? Anatomia e trupit femëror është shumë e larmishme dhe ndryshimi i formave dhe përmasave të çdo pjese të tij, përfshirë këtu edhe organet gjenitale, nuk bën të mundur klasifikimin apo standardizimin e kufijve estetikë në mënyrë të prerë dhe të qartë. Duhet patur parasysh që përveç “difekteve
estetike” të lindura, faktorë të tjerë si shtatzënitë, ndryshimi i peshës trupore dhe kalimi i viteve sjellin si rrjedhojë edhe ndryshimin e formave dhe dimensioneve të zonave intime. Sot, këto probleme estetike mund të zgjidhen me anë të procedurave kirurgjikale, të cilat kanë si qëllim jo vetëm përmirësimin e përgjithshëm të aspektit të organeve gjenitale femërore, por edhe shtimin e kënaqësisë fizike gjatë marrëdhënieve intime me partnerin.

Labioplastika është ndërhyrje kirurgjikale estetike e cila përmirëson formën e buzëve të mëdha ose të vogla (pjesë e organit gjenital femëror). Kjo ndërhyrje kryhet në rastet kur personi ndjen diskomfort fizik ose thjesht për çështje estetike.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
  • Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale e sedacion.
  • Zgjat rreth 30 – 60 minuta, në varësi të zonave që trajtohen.
  • Disa orë qëndrimi në klinikë.
  • Dhembje të lehta e mëse të durueshme.
  • Të nxira dhe ënjtje në zonat e operuara që largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.
  • Shenja të vogla, pothuajse të padukshme, në zonat ku janë bërë prerjet.
  • Periudhë rikuperimi e shpejtë, rezultati konsiderohet final brenda 15 – 30 ditësh.

Këshillat pas operacionit:

  • Ruajtja e higjienës personale.
  • Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
  • Shmangia e kontaktit seksual deri në shërim të plotë të plagës.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj