Xantelazma
Xantelazma
Çfarë janë xantelazmat?

Xantelazmat janë depozitime të lipideve në palpebrat e sipërme apo të poshtme ose në të dyja palpebrat njëkohësisht. Në shumicën e rasteve nuk janë shqetësuese, por mund të jenë dhe një tregues për sëmundje kardiake. Pasi bëhet vlerësimi i shkaktarit, vendoset dhe për metodën e trajtimit, e cila në KEIT realizohet me harkun plazmatik. Me anë të harkut plazmatik arrihet eliminimi i përhershëm i depozitimeve dhjamore në zonën palpebrale.


Ku konsiston trajtimi?

Depozitimet e lipideve në palpebrat e sipërme apo të poshtme, eliminohen përgjithmonë me anë të trajtimit me hark plazmatik, një pajisje mjekësore e cila shpërndan energji plazmatike në inde, energji kjo e gjeneruar nga jonizimi i gazit në ajër. Me anë të këtij trajtimi arrihet eliminimi i xantelasmave, duke stimuluar rigjenerimin e shtresës epidermale të lëkurës.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  30 — 60 minuta në varësi të sasisë dhe madhësisë së xantelazmës.


Ka dhembje?

Gjatë trajtimit klienti nuk ndjen dhembje, duke qenë se përdoret mpirje lokale me lidokainë.


A është i përhershëm rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është e përhershme.


Kur shikohet efekti?

Efekti është i menjëhershëm, por për të parë rezultatin përfundimtar duhet të përfundojë procesi i shërimit i cili mund të zgjasë 2 — 3 javë pas kryerjes së procedurës.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Të bëhen mjekime të plagës çdo tre ditë.
  • Të mos lagen plagët.
  • Të përdoret krem dielli sipas udhëzimeve të mjekut.
  • Të mbahen syze dielli gjatë ekspozimit.

Mbeten shenja?

Shenjat nga trajtimi me harkun plazmatik zhduken gradualisht disa ditë pas procedurës. Pasi të përfundojë procesi i shërimit, shenjat do jenë larguar plotësisht.


Ka nevojë për mjekime pas procedurës?

Po, duhet të paraqiteni në klinikë për të kryer mjekimet e nevojshme (çdo 3 ditë) sipas udhëzimeve të mjekut.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj