Trajtimi i celulitit
Trajtimi i celulitit me Strike Cell
Ku konsiston ky trajtim?

Trajtimi i celulitit me Strike Cell konsiston në injektimin e substancave lipolizante në zonat përkatëse. Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës, që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Strike Cell përmban kafeinë, karnitinë, EDTA dhe artichoke, të cilat bëjnë të mundur reduktimin e celulitit në zonën e trajtuar.


Në cilat zona kryhet trajtimi?

Trajtimi kryhet në të gjitha zonat ku është i pranishëm celuliti. Zakonisht shfaqet në zonën e vitheve dhe kofshëve, sidomos te femrat.


Cilat janë efektet nga trajtimi?
  • Reduktimi i celulitit në zonën e trajtuar.
  • Përmirëson mikro-qarkullimin.
  • Drenon lëngjet e tepërta dhe normalizon metabolizmin qelizor.

Sa seanca këshillohen?

Sipas zonave që trajtohen janë të nevojshme 3 — 5 seanca të cilat kryhen në një distancë kohore 2 javë nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Procedura zgjat 20 — 40 minuta, në varësi të zonës që do të trajtohet.


A ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla, lehtësisht të durueshme.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efektin nga trajtimi do e shikoni pas seancës së dytë dhe rezultati do përmirësohet me kryerjen e seancave në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Mund të jenë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Të masazhohet zona ku është aplikuar produkti.
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell për 24 orë.

Mbeten shenja?

Nuk mbetet asnjë shenjë nga kryerja e këtij trajtimi.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj