Trajtimi i bruksizmit
Trajtimi i bruksizmit
Ku konsiston trajtimi i bruksizmit?

Bruksizmi është termi mjekësor qe përdoret për kërcitjen e pavullnetshme të dhëmbëve, zgjuar apo në gjumë, që mund të çojë në dhembje fizike dhe probleme të tyre. Një zgjidhje e përkohshme e këtij problemi është injektimi i sasive të vogla të botoksit në muskulin masseter (muskuli i madh qe lëviz nofullën). Në momentin qe efekti është maksimal, muskuli dobësohet dhe pakësohet problemi i kërcitjes së dhëmbëve.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Ndalon kërcitjen e pavullnetshme të dhëmbëve, zgjuar apo në gjumë.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  5 minuta.


A është e dhimbshme?

Trajtimi nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla dhe mëse të durueshme.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit varion nga 3 — 4 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Mos të masazhohet zona ku është aplikuar botoksi.
  • Mos të qëndrohet me kokën e ulur për një kohë të gjatë (disa orë).
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell për 24 orë.
  • Të mos qëndrohet në pozicionin shtrirë 2 – 3 orët e para pas aplikimit.

Kur fillon efekti?

Efekti fillon 2 — 7 ditë pas kryerjes së procedurës.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj