Trajtim me multivitamina
Trajtim me multivitamina
Ku konsiston trajtimi me multivitamina?

Trajtimi konsiston në injektimin e një ampule të plotë multivitaminike në fytyrë, qafë dhe dekolte përmes një ageje shumë të hollë. Ky trajtim ka si qëllim të reduktojë dhe të parandalojë plakjen e lëkurës. Është ideal për rrudhat fine, për lëkurën e thatë dhe të dëmtuar.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Redukton dhe parandalon plakjen e lëkurës.
– Rigjeneron lëkurën e fytyrës.
– Redukton rrudhat fine.
– Trajton lëkurën e thatë dhe të dëmtuar.


Sa seanca këshillohen?

Rekomandohet të kryhen 4 — 6 seanca për një rezultat të kënaqshëm.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat duhet të kryhen në një distance kohore prej 4 javësh nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Procedura e trajtimit me multivitamina zgjat mesatarisht 15 – 30 minuta.


Është e dhimbshme?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas trajtimit?
  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.

Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 8 — 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur fillon efekti?

Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Trajtimi nuk ka asnjë efekt anësor.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj