Skleroterapia
Skleroterapia
Ku konsiston ky trajtim?

Skleroterapia është një procedurë mjekësore e përdorur për eliminimin e kapilarëve të shtuar dhe të dukshmëm në lëkurë. Substancat sklerozante injektohen direkt në kapilarin e interesuar nëpërmjet një ageje shumë të hollë. Me kalimin e kohës, kapilarët e trajtuar eliminohen dhe absorbohen nga organizmi.


Sa seanca këshillohen?

Në varësi të zonave dhe kapilarëve, mund të nevojitet më shumë se një seancë për të trajtuar disa zona.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  30 — 40 minuta.


A ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Të evitohet ekspozimi në diell i zonës së trajtuar.
  • Të evitohet qëndrimi i gjatë në këmbë ditët e para.
  • Rekomandohet mbajtja e getave elastike, të paktën 3 ditët e para.

Kur fillon efekti?

Efekti maksimal shikohet pasi të kenë kaluar të paktën 3 — 6 javë nga kryerja e procedurës.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është e përhershme, por duhet patur parasysh qe skleroterapia trajton kapilarët aktualë, por nuk parandalon shfaqjen e kapilarëve të rinj në zona të tjera.


Mbeten shenja?

Fillimisht mund të ketë ndonjë të nxirë të vogël në zonën e trajtuar, e cila kalon pas disa ditësh.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim:

  • Nxirje në zonën e trajtuar, e cila largohet për 7 — 10 ditë.
  • Skuqje dhe ënjtje të lehta, që largohen për 2 — 3 ditë.
  • Fenomenet alergjike janë të rralla dhe të menaxhueshme.

Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj