Rimodelimi i buzëve
Rimodelimi i buzëve
Ku konsiston rimodelimi i buzëve?

Rimodelimi i buzëve është një procedurë estetike që konsiston në injektimin e një substance mbushëse (filler), të quajtur acid hialuronik, të cilin e prodhon vetë organizmi ynë. Ai gjendet në mishrat e dhëmbëve, në lëkurë, indin lidhor, folikujt e flokëve, në sy, etj. Duke qenë e tillë nuk ka rreziqe për alergji dhe reaksione të kryqëzuara. Efekti mbushës i acidit hialuronik është i përkohshëm pasi organizmi ynë e shpërbën nëpërmjet enzimave hialuronidaza.
Ditën e kryerjes së procedurës dhe për rreth 48 orët në vijim fillon procesi i ënjtjes. Ky është një proces fiziologjik dhe vjen si pasojë e tendencës qe ka acidi për të thithur ujin nga indet përreth. Pas 48 — 72 orësh ënjtja kalon dhe buzët rikthehen në gjendjen e përfituar menjëherë pas përfundimit të procedurës. Gjithashtu, gjatë këtij procesi, si pasojë e shpimeve në një zonë delikate dhe të vaskularizuar siç është buza, mund të krijohen nxirje të vogla qe largohen pas disa ditësh.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– I jep volum dhe formë buzëve.
– Korrigjon asimetritë.
– Krijon konture natyrale te buzët.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  20 — 30 minuta.


Ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të lehta që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 5 — 8 muaj, në varësi të karakteristikave individuale. Pas kësaj periudhe klienti mund ta kryejë sërish trajtimin, pa efekte anësore.


Kur do e shikoj rezultatin?

Efekti  është i menjëhershëm. Volumi dhe forma e fituar duken që në momentin e injektimit. Rezultati final shikohet pasi të ulet ënjtja dhe në varësi të karakteristikave individuale kjo mund të ndodhë pas 2 — 3 ditësh.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Mbajtja e akullit në buzë 1 orë pas aplikimit të fillerit (me shkëputje çdo 5 minuta).
  • Moskonsumimi i ushqimeve të nxehta.
  • Të evitohet pirja e duhanit për 2 ditë nga kryerja e procedures.
  • Mbajtja e buzëve të hidratuara.
  • Kryerja e masazheve 3 — 4 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.

Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme . Acidi hialuronik është një përbërje e cila prodhohet dhe gjendet në trupin e njeriut, prandaj nuk ka rreziqe për alergji dhe reaksione të kryqëzuara. Ditën e kryerjes së procedurës dhe për rreth 48 orët në vijim fillon procesi i ënjtjes. Ky është një proces fiziologjik dhe vjen si pasojë e tendencës qe ka acidi për të thithur ujin nga indet përreth. Pas 48 — 72 orësh ënjtja kalon dhe buzët rikthehen në gjendjen e përfituar menjëherë pas përfundimit të procedurës. Gjithashtu, gjatë këtij procesi, si pasojë e shpimeve në një zonë delikate dhe të vaskularizuar siç është buza, mund të krijohen nxirje të vogla qe largohen pas disa ditësh.


Mund ta bëj në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta bëj trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj