Radiofrekuenca
Radiofrekuenca
Çfarë është radiofrekuenca?

Radiofrekuenca është një ndër trajtimet e mjekësisë estetike ku përmes induktimit të nxehtësisë në thellësi të dermës, një ndër shtresave të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit duke zbehur shenjat e viteve për t’i rikthyer lëkurës një pamje rinore dhe plot jetë. Nxehtësia, përveçse nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, siguron edhe furnizimin e indeve me oksigjen.


Çfarë arrihet me anë të këtij trajtimi?

Rdiofrekuenca:

  • Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
  • Nxit qarkullimin në inde duke i dhënë freski dhe vitalitet lëkurës.
  • Redukton hiperpigmentimin e lëkurës.
  • Minimizon poret.

Sa seanca këshillohen?

Këshillohet të realizohen 5 deri në 10 seanca në mënyrë të tillë qe efekti të zgjasë në kohë, edhe pse tipologjia e lëkurës është vendimtare në përcaktimin e numrit të seancave.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat kryhen në një distancë kohore prej 4 javësh nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  30 minuta.


Ka dhembje?

Radiofrekuenca është një trajtim jo i dhimbshëm dhe jo-kirurgjikal, nuk kërkon injeksione dhe vepron në lëkurë përmes emëtimit të nxehtësisë.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas procedurës?

– Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.

– Sa herë të ekspozohet në Diell të përdoret krem mbrojtës.


Sa kohë zgjat rezultati?

Ky është një trajtim me seanca dhe kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme të lëkurës që  rezultati të jetë afatgjatë.


Kur fillon efekti?

Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme. Mund të ketë skuqje të lehtë të fytyrës, e cila largohet pas disa orësh.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj