Prp për fytyrën
PRP për fytyrën
Ku konsiston ky trajtim?

Trajtimi me PRP (Plazëm e pasuruar me trombocite) aplikohet me një rezultat shumë të mirë për fytyrën, qafën dhe dekoltenë dhe ka si qëllim të ruajë një lëkurë të freskët, të bukur dhe rinore. Procedura parashikon 3 hapa gjatë të cilës merret gjaku, centrifugohet dhe aspirohet plazma e pasuruar me trombocite e cila më pas injektohet në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, qafës dhe dekoltesë.
Parimi i funksionit të PRP-së konsiston në injektimin e sasive të mëdha të elastinës, kolagjenit, të substancave ushqyese dhe të faktorëve të rritjes në zonat e aplikuara, duke stimuluar rigjenerimin e lëkurës.
Nëpërmjet këtij trajtimi arrihet:
— Përmirësimi i rrudhave fine.
— Zbehja e njollave nga aknet apo nga dielli.


Si kryhet ky trajtim?

Çdo seancë kalon në 3 etapa:

  • Marrja e gjakut nga krahu dhe vendosja e tij në një pajisje për centrifugim, e cila bën të mundur ndarjen e shtresave të densiteteve të ndryshme.
  • Pas centrifugimit gjaku ndahet në 3 shtresa: plazma e varfër në trombocite, plazma e pasur në trombocite dhe qelizat e kuqe të gjakut.
  • Në përfundim, plazma e pasuruar me trombocite injektohet në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, qafës dhe dekoltesë.

Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Tonifikon lëkurën.
– Sheshon rrudhat fine.
– Rikthen volumin e humbur të fytyrës.
– Eliminon shenjat e akneve.


Në cilën moshë kryhet trajtimi?

Trajtimi kryhet mbi moshën 18 vjeç.


Sa seanca këshillohen?

Këshillohet të bëhen 4 — 6 seanca për të arritur një efekt maksimal. Sidoqoftë, ky është një trajtim totalisht bio e pa asnjë efekt anësor, i cili këshillohet të aplikohet rregullisht për gjithë jetën.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat kryhen në një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  40 — 60 minuta.


Ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas trajtimit?
  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.

Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 8 — 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur fillon efekti?

Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Trajtimi është totalisht bio, prandaj nuk ka efekte anësore. Në raste të rralla mund të mbetet ndonjë e nxirë e vogël në vendin e injektimit.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj