PRP për flokët
PRP për flokët
Ku konsiston ky trajtim?

Trajtimi me PRP (Plazëm e pasuruar me trombocite) aplikohet me një rezultat shumë të mirë edhe për flokët dhe ka si qëllim parandalimin e rënies, nxitjen e rritjes dhe forcimin e rrënjëve të flokëve.
Parimi i funksionit të PRP-së konsiston në dërgimin e një sasie të madhe të substancave ushqyese qe përmban gjaku direkt në rrënjët e flokëve duke nxitur rritjen, forcimin e dendësimin e qimeve. Plazma është një substance e pasur me proteina dhe faktorë rritjeje. Janë këto të fundit qe nxisin forcimin e rrënjëve dhe për pasojë pakësimin e rënies së flokëve.


Si kryhet ky trajtim?

Çdo seancë kalon në 3 etapa:

  • Marrja e gjakut nga krahu dhe vendosja e tij në një pajisje për centrifugim, e cila bën të mundur ndarjen e shtresave të densiteteve të ndryshme.
  • Pas centrifugimit gjaku ndahet në 3 shtresa: plazma e varfër në trombocite, plazma e pasur në trombocite dhe qelizat e kuqe të gjakut.
  • Në përfundim, plazma e pasuruar me trombocite injektohet në lëkurën e kokës.

Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Parandalon rënien e flokëve.
– Stimulon rritjen.
– Forcon rrënjën.
– Stimulon daljen e flokëve të rinj.


Në cilën moshë kryhet ky trajtim?

Trajtimi rekomandohet të kryhet mbi moshën 18 vjeç.


Sa seanca këshillohen?

Këshillohet të bëhen 4 — 6 seanca për të arritur një efekt maksimal. Sidoqoftë, ky është një trajtim totalisht bio e pa asnjë efekt anësor, i cili këshillohet të aplikohet rregullisht për gjithë jetën.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat kryhen në një distancë prej 4 javësh nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  40 — 60 minuta.


Është e dhimbshme?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas trajtimit?

Pas kryerjes së trajtimit klienti nuk duhet të lajë kokën për 24 orë.


Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja e rezultatit është mesatarisht 8 — 12 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.


Kur fillon efekti?

Efekti bëhet i dukshëm pasi të kryeni 2 — 3 seancat e para dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Trajtimi është totalisht bio, prandaj nuk ka asnjë efekt anësor.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj