Mikrodermoabrazion
Mikrodermoabrazion
Ku konsiston trajtimi me mikrodermoabrazion?

Mikrodermoabrazioni është një trajtim estetik i cili nëpërmjet vakuumit dhe abrazionit ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura të shtresës së jashtme të lëkurës, duke ndihmuar në ushqyerjen, oksigjenimin dhe rigjenerimin e saj. Ky trajtim stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili përmirëson elasticitetin e indeve dhe konsistencën e tyre, si dhe zbutjen dhe forcimin e lëkurës, duke i dhënë fytyrës një pamje më të freskët dhe rinore.
Nëpërmjet mikrodermoabrazionit lëkura gërryhet, pastrohet dhe njëkohësisht vakuumi që krijon pajisja realizon thithjen e qelizave të vdekura.


Çfarë efektesh ka trajtimi?

Ky trajtim:

  • Përmirëson lëkurën e dëmtuar nga dielli.
  • Redukton shenjat e jashtme të fytyrës dhe poreve.
  • Përmirëson shenjat sipërfaqesore të akneve.
  • Redukton rrudhat fine.

Sa seanca këshillohen?

Në varësi të tipologjisë së fytyrës, këshillohet të kryhen 4 — 8 seanca.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat duhet të kryhen në një distance kohore prej 2 — 3 javësh nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  40 — 60 minuta.


Është e dhimbshme?

Gjatë procedurës klienti nuk ndjen aspak dhembje.


Çfarë duhet të kem parasysh pas trajtimit?
  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.

Sa kohë zgjat rezultati?

Rezultati varion sipas karakteristikave individuale, por mesatarisht zgjat 8 — 12 muaj.


Kur fillon efekti?

Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Mund të ketë skuqje të lehtë të fytyrës, të cilat largohen pas disa orësh.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj