Microneedling
Microneedling
Ku konsiston Microneedling?

Ky trajtim i kombinuar njihet ndryshe si terapia e induktimit të kolagjenit (collagen induction therapy CIT). Qëllimi përfundimtar i këtij trajtimi është stimulimi i prodhimit të kolagjenit dhe elastinës (përbërës të lëkurës, të cilët i japin vitalitet dhe shkëlqim). Ky trajtim ndihmon në përmirësimin e shenjave, njollave, rrudhave fine dhe poreve të zgjeruara të fytyrës.


Cilat janë efektet e këtij trajtimi?

– Rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
– Rrit qarkullimin e gjakut.
– Eliminon rrudhat fine.
– Rinon dhe freskon lëkurën e fytyrës tuaj.


Si kryhet ky trajtim?

Procedura e microneedling kalon në 3 faza:

  • Radiofrekuenca (20 — 30 minuta), energjia e prodhuar rrit temperaturën e shtresave të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit.
  • Microneedling me PRP (20 — 30 minuta), nëpërmjet shpimeve me mikro-gjilpëra dhe njëkohësisht aplikimin e plazmës, krijohen mikro-dëmtime të lëkurës, të cilat nxisin procesin e rigjenerimit.
  • Aplikimi i kremit rigjenerues, me përmbajtje acidi hialuronik.

Sa seanca këshillohen?

Nevojiten mesatarisht 4 — 6 seanca, për të arritur një rezultat maksimal.


Sa diferencë duhet të kenë seancat nga njëra-tjetra?

Seancat kryhen në një distancë kohore prej 4 javësh nga njëra-tjetra.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është  40 — 60 minuta.


Ka dhembje?

Procedura nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të vogla që ndjehen gjatë trajtimit, mëse të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Të mbahet fytyra e hidratuar përmes një kremi hidratues.
  • Sa herë të ekspozohet në diell të përdoret krem mbrojtës.

Sa kohë zgjat rezultati?

Ky është një trajtim me seanca dhe kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme të lëkurës që rezultati të jetë afatgjatë. Megjithatë, në varësi të karakteristikave individuale, rezultati që arrihet mund të zgjasë për 8 — 12 muaj.


Kur fillon efekti?

Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim.


Ka efekte anësore?

Mund të ketë skuqje të lehtë të fytyrës, të cilat largohen pas disa orësh.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj