Rimodelimi i mjekrës
Rimodelimi i mjekrës
Ku konsiston ky trajtim?

Mjekra është një pjesë thelbësore e harmonisë së profilit të fytyrës dhe një mjekër shumë ose pak e theksuar mund ta bëjë pamjen e përgjithshme të fytyrës më pak të këndshme. Ky trajtim kryhet me filler (acid hialuronik) për të arritur një profil harmonik dhe të ekuilibruar të fytyrës. Acidi hialuronik injektohet me anë të një ageje shumë të hollë, duke e zmadhuar mjekrën në një proporcion harmonik me tiparet e tjera të fytyrës. Gjithashtu, acidi hialuronik mund të injektohet edhe në hapësira boshe apo gropëza të vogla të cilat gjenden në zonën e mjekrës.


Sa kohë zgjat procedura?

Kohëzgjatja e procedurës është 5 — 10 minuta.


A ka dhembje?

Trajtimi nuk shoqërohet me dhembje, përveç disa pickimeve të lehta, lehtësisht të durueshme.


Çfarë duhet të kem parasysh pas procedurës?
  • Pëdorimi i akullit në zonën e trajtuar, ndihmon në lehtësimin e ënjtjes.
  • Të mbahet e hidratuar zona e aplikimit të acidit.
  • Të kryhen masazhe për 2 — 3 ditët në vijim sipas udhëzimeve të mjekut.

Sa kohë zgjat rezultati?

Kohëzgjatja varion 8 — 10 muaj në varësi të karakteristikave individuale.


Kur fillon efekti?

Efekti është i menjëhershëm, mbushja duket qe në momentin e injektimit.


Ka efekte anësore?

Efektet anësore janë të rralla, kalimtare dhe të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim: skuqje të lehtë të zonës, të nxira të vogla dhe ënjtje.


Mund ta kryej në çdo periudhë të vitit trajtimin?

Po, trajtimi mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


Ke nevojë për ndihmë? Më shkruaj